
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me seli në Tiranë, njofton besimtarët bektashianë në mbarë botën se ditën e hënë, 15 qershor, pas orës 14:00 do bëhet nijeti; ndërsa ditën e martë më16 qershor 2026, fillojnë ditët e zisë së Matemit.
Gjatë 10 ditëve, nga data 16 qershor deri më 25 qershor 2026, në mjediset e teqeve bektashiane mblidhen së bashku me klerikët edhe myhibët dhe dashamirësit e Udhës sonë, të cilët, në vazhdim të traditës, lexojnë dhe komentojnë ngjarjet e përshkruara në librin “Kopshti i të Mirëve” (Hadika Suada), duke rikujtuar dramën e Qerbelasë.
Ditën e premte, më 26 qershor 2026, organizohet ceremoniali zyrtar i Ashures në Qendrën Botërore Bektashiane në Tiranë. Më pas, ceremonitë vazhdojnë në teqetë e tjera deri më 14 korrik 2026, kur përmbyllet muaji i Muharremit.
SELIA E SHENJTË BEKTASHIANE
