PËRKUJTOHET 76-VJETORI I VRASJES, SË ISH-KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, ABAZ HILMI DEDE

Sot, përkujtohet 76-vjetori i vrasjes, së ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Abaz Hilmi Dede. Abaz Ilmi Dede, në moshën 58 vjeçare (më 2 shtator të vitit 1945), nga Këshilli Gjyshnor dhe i Përgjithshëm u zgjodh Kryegjysh Botëror. Këtë detyrë e kreu më së miri, u dallua për dashurinë e thellë të tij ndaj besimtarëve shqiptarë, të çdo besimi. Ai eci në gjurmët e të parëve të tij, duke e konsideruar bektashizmin si një urtësi dhe besim për besimtarët në të gjitha trevat shqiptare, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe deri në vise të Çamërisë. Ai mbeti besnik deri në fund parimeve dhe kodeve zakonore bektashianë. Pjesëmarrës në të gjitha kongreset bektashianë, ky klerikë i shquar, u kujdes që doktrina bektashiane të fitonte vizione të reja, por pa trazuar dlirësinë e zbritur prej afro 800 vjetëve.
Situatat e zhvilluara në Kryegjyshatë, midis Grupit Përparimtar, më 18 mars të vitit 1947, çoi në vrasjen e baba Faja Martaneshi dhe baba Fejzo Dervishit, nga Dede Abazi, i cili u vetëvra. Papa i Romës ngriti flamurin gjysmë shtizë në mirënjohje të Dede Abazit.
Ai mbeti në histori si një klerik shembullor, ndriçues gjatë gjithë jetës së tij, vetëmohimi dhe sakrifice sublime, për liri dhe shpirtin hyjnor e dashurisë në Zot. Bëri që çiraku i Haxhi Bektash Veliut të mos shuhet kurrë…