PROMOVOHET LIBRI “NAIM FRASHËRI, APOSTULL DHE BILBIL I SHQIPTARIZMËS”, I AUTORËVE KUJTIM BORIÇI DHE NURI ÇUNI

 

Ditën e shtunë, 27 nëntor 2021, ora 10:30, në sallën “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të mbylljes së projektit të realizuar nga Selia e Shenjtë Bektashiane, “Viti i Naim Frashërit, 25 maj 2020-25 maj 2021”, u bë promovimi i librit “Naim Frashësi, Apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve të njohur, Kujtim Boriçi & Nuri Çuni.
Në këtë aktivitet, merrnin pjesë drejtues e përfaqësues të besimeve fetarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, përfaqësues të institucioneve shtetërore të këtyre vendeve, akademikë, profesorë të historisë e letërsisë, derjtues të institucioneve shoqërorë, kolegë të autorëve dhe të ftuar të shumtë, përfaqësues të medies së shkruar e asaj televizive.
Në fillim të aktivitetit të kësaj dite, u nga përfaqësues të institucioneve të mësipërm, vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe tek monumentet e vëllezërve Frashëri, në sheshin përballë “Piramidës” në Tiranë. Kështu, kurora u vendosën nga Selia e Shenutë Bektashiane, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Gjyshata Bektashiane e Kosovës, Gjyshata Bektashiane e Maqedonisë së Veriut dhe shoqata të ndryshme kulturore.
Në aktivitetin promovues të librit në Sallën ‘Unesco’ të Muzeut Historik Kombëtar, aktivitetin e prezantoi moderatorja e njohur, Silvana Braçe.
Në fillim, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përshëndeti të pranishmit në sallë. Ndër të tjera, ai pohoi: “Përvjetorët e lindjes dhe ndarjes nga jeta, janë pikat kulmore kushtuar atij. Përkujtimi i këtyre përvjetorëve, tashmë është kthyer në traditë, por meqenëse në periudhën kohore që përkon 175-vjetorin e lindjes dhe 120-vjetorin e ndarjes nga jeta, Selia e Shenjtë Bektashiane ideoi, përgatiti dhe realizon projektin “Viti i Naim Frashërit, 25 maj 2020-25 maj 2021”. Ndërsa sot, kur ka kaluar kjo periudhë, e jemi këtu për të promovuar librin “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, të autorëve Kujtim Boriçi & Nuri Çuni, libër që përmbledh në esencë aktivitetet më kryesore, referuar punës së bërë, rezulton se kjo ndërmarrje e Selisë së Shenjtë Bektashiane, e mbështetur nga institucione të rëndësishme shtetërore, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, shkencëtarë, studiues e historianë, qe e suksesshme. Me këtë rast, duhet të përgëzoj e bekoj dy autorët për punën voluminoze, cilësore e profesionale që kanë bërë. Në vazhdim Kryegjyshi renditi disa nga aktivitetet e zhvilluara në këtë periudhë, duke u ndal dhe në vlerat e veçanta që paraqet libri i autorëve Boriçi & Çuni. Në përfundim, ai pohoi: “…Pra, projekti “Viti i Naim Frashërit”, vjen tani dhe në një libër, të cilin tashmë ju sot e keni në duar. … Libri “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, përgatitur nga autorët Kujtim Boriçi & Nuri Çuni, një përmbledhje e aktiviteteve të një viti, pasuruar me dokumente e materiale të tjera, ideuar e përgatitur profesionalisht, me angazhimin dhe të personaliteteve të njohura të fushës, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në fushën e publicistikës e atë studimore, kushtuar bektashiut e atdhetarit Naim Frashëri. Gëzuar festat e 28-29 nëntorit! Zoti ju bekoftë! Amin!”.
Në vazhdim për vlerat e këtij libri, folën Prof. Dr. Bernard Zotaj; studiuesi e shkrimtari i njohur Shpend Topollaj; studiuesja e njohur nga Kosova, Teuta Lama-Hodo; studiuesi Frymzim Dauti, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut-Shkup; Prof. Zaho Golemi; Skënder Hasani, Drejtor i Institutit Albanologjik në Shkup etj…
Në përfundim, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shpërndau disa mirënjohje për akademikët dhe historianët që kontribuan në përgatitjen e këtij libri dhe në aktivitete njëvjeçare të “Viti i Naim Frashërit”.
Aktiviteti u përmbyll me një koktej në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, ku grupet muzikore pjeëmarrëse dhe në këtë promovim-spektakël, ku grupi lab me Golik Jaupin në krye dhe ai skraparlli me Dule Malindin, e bënë më të bukur atmosferën.

Përgatiti:
Xhorxhi Çullhai