PUBLIKIM I AMBASADËS SË SHBA-SË NË TIRANË

Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Më 16 shtator 1939, Legata e SHBA në Tiranë u mbyll zyrtarisht pas pushtimit italian. Ministri i fundit i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant, u largua nga vendi më 27 shtator 1939. Kjo foto e bërë po atë vit tregon, ulur Hugh G. Grant (në të majtë) në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë në mes dhe, në këmbë, zyrtarët e tjerë amerikanë Erich W. A. ​​Hoffman, Anthony Stevens dhe punonjësit shqiptarë Loni Adami dhe Kolë Kuqali.