Reagim i teqesë “Harabati-Baba”, Tetovë

Të nderuar besimtarë!
Duke ju uruar një verë të mbarë, me shëndet dhe dashuri, po u njoftojmë si më poshtë:
Teqeja “Harabati Baba”- Tetovë, gjatë gjithë periudhës, që nga rihapja në vitin 1994 e, deri më sot, ka kaluar sfida të ndryshme, duke u sulmuar nga individë të pa përgjegjshëm, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë besimtarëve bektashinj.
Ne, si Komuniteti Bektashi me qendër ne “Haraba Baba”- Tetovë, në krah me Kryegjyshatën Botërore Bektashine, ju bëjmë me dije se çdo organizim që mundohet të bëhet sikur do jetë në favor të bektashinjve të Maqedonisë, është vetëm e vetëm qëllim për ti përçarë bektashinjtë e ti shfrytëzojë për interesa personalë e politike, në kundërshtim me Kanunin e Shenjtë Bektashian.
Prandaj, po ju informojmë që mos të bini pre e këtyre provokimeve të pa përgjegjshme të personave në fjalë.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Komuniteti Bektashian në Maqedoni ka fituar të drejtën e sajë për t’u regjistruar si Komunitet në vete, me qendër “Harabati Baba”- Tetovë në Gjykatën e Lartë Strazbug. Gjithashtu, në këtë vendim, është caktuar qartë dhe prerë në favor të bektashinjve të Maqedonisë, për ti marrë pronat që janë në emër të bektashinjve me shekuj. Dokumentacioni i këtij vendimi është në faqen Zyrtare të Strazburgut dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Gjithashtu ditët e fundit është shfaqur edhe raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për të Drejtat Fetare (në linkun me poshtë).
https://maktel.mk/…/stejt-departmentot-za-verskite…/
Prandaj po ju njoftojmë që çdo tentative për të përçarë bektashitë dhe për të shkatërruar pronën vakufnore te bektashinjve të Maqedonisë, është e kotë.
Me respekt dhe dashuri,
Zoti ju bekoftë te gjithëve!
13 korrik 2021

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut (në linkun me poshtë)

Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut: Komuniteti bektashian në Maqedoni regjistrohet de jure