SOT, 21-VJETORI I PËRKUJTIMIT TË SULMEVE TERRORISTE TË 11 SHTATORIT 2001, NË SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 21 vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington që vranë gati 3,000 njerëz . Akt terorizmi i pashembullt në historinë e njerëzimit botëror.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe të gjithë besimtarët bektashinj kudo në botë, i bashkohen homazheve në këtë 21- vjetor të përkujtimit të mijëra viktimave, të pafajshëm nga akti terorist i Al-Qaida.
Uniteti dhe vëllazëria e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me këtë superfuqi botërore ShBA, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë në breza.
Shprehim përkrahjen, ngushëllimet tona e bashkohemi në këtë ditë përkujtimore për paqen, dashurinë, vëllazërinë, unitetin e përzemërsinë me aleatin e Shqipërisë e Shqiptarëve dhe Shtetin mik të bektashinjve SHBA !
Zoti i bekoftë të gjithë amerikanët nëpër botë!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!