Nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron atë dhe gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, duke u uruar shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetë.
"Në emër të miliona besimtarëve bektashianë në të gjithë botën, Gëzuar Pashkët!
Le t'i bashkojmë lutjet tona për paqe, mirësi, dashuri mes nesh e të na lumturohet shpirti në këtë ditë me harmoni fetare, dhe në lutje të përbashkët.
Zoti ju bekoftë Juve dhe gjithë të krishterët e Shqipërisë!
Paqe e lumturi në familjet tuaja!”Amin!" - shkruan mes të tjerave në mesazh, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj