Ditën e mërkurë, më datë 10 prill 2024, në ditën e Fiter Bajramit, Ministri i Turizmit të Izraelit z. Haim Katz vizitoi Selinë e Shenjtë Bektashiane, ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Në këtë vizitë, Ministri Katz shoqërohej nga Ambasadorja e Izraelit në Tiranë znj. Galit Peleg.
Gjatë takimit, pasi shkëmbyen urimet me rastin e Fiter Bajramit, bisedat vëllazërore dhe mirënjohjet reciproke, ndër të tjera, u nënvizua domosdoshmëria e një promovimi paqeje e lutje për armëpushim, solidaritet, e rikthim të pengjeve pranë familjeve të tyre.
Biseda u përmbyll me urime e vazhdimësi bashkëpunimesh mes palëve.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ
Fotot: N. ÇUMANI