Xhafer Sadik Dede Baba

(1882 – 1945)
Në postin e lartë  (1945-1945

Ka lindur në Gjirokastër më 1882, nga një familje e ndershme. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Gjirokastrës. Më vonë shkoi në Stamboll dhe vazhdoi me sukses studimet teologjike. U kthye në Shqipëri rreth vitit 1908. Këtu bëhet titullar i teqesë së Përmetit, Prishtës. Ka luajtur një rol të rendësishëm në përhapjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në krahinën e Përmetit.