BEKTASHIZMI

Bektashizmi  është udhë mistike islame që merret me përsosmërinë e njeriut. Është udha që e udhëheq ndjeksin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Është ajo vijë vetmitare mistike, e cila e mërgon ndjeksin nga të gjitha shijet e kësaj bote dhe e pais me dashurinë e Zotit. Rrënjët e urdhrit bektashian (tarikat) në Shqipëri datohen që prej më shumë se 8 shekuj, kur misionari Sari Salltik erdhi në malin e Krujës, dhe la gjurmë të veprës së tij në gjithë teritorin e Shqipërisë dhe Ballkanit.
Bektashizmi  adhuron dhe respekton gjithë urdhëresat dhe veprimtaritë islame. Baza e tij është Kurani dhe fjala e Profetit Muhamed a.s, adhuron Zotin e   Madh dhe i falet Atij, duke e njohur si pushtetin e plotfuqishëm,  Krijues të çdo gjëje. Admiron Profetin Muhamed si ndriçues botëror i dritës islame dhe përçues i saj. Tarikati bektashi ka lozur rol të rendësishëm në islamizimin e Anadollit dhe Ballkanit. Ai respekton12 imamët veçanërisht të Madhin Ali dhe  familjen profetike, Ehli-Bejtin. Ai pais botën islame për herë të parë, me njohuritë dhe dritën mistike, sa u quajt nga të gjithë mistikët islam “Shahi Evlija”, “ Mbreti i Shënjtorëve”. Qëllimi është edukimi i njeriut dhe dashuria ndaj tij, që realizohet duke kaluar në katër dyer: Sheriat (ligji i fesë), tarikat (udha mistike), hakikat (realiteti shpirtëror) dhe marifet (njohja e thellë).
Për veç  agjërimit  të  përgjithshëm  islam, bektashizmi trashëgon edhe agjërimin përkujtimor të Matemit, që është zija e Qerbelasë.  Në këto ditë përkujton  të gjithë profetët, dëshmorët  e Qerbelasë, me  Hysenin e madh në krye, të cilët ranë dëshmorë në fushën e nderit, duke qënë të etur e të djegur për një pikë ujë. Këtë nuk e bëjnë vetëm bektashinjtë, por e gjithë bota islame, udhët mistike që e çmojnë dhe e përkujtojnë këtë sakrificë dhe për nder të dëshmorëve  të Qerbelasë,  për dhjetë ditë me radhë nuk pijnë ujë.
Be ktashinjtë  festojnë  dhe  ditë lindje n  e të madhit  Ali, “Sulltan  Nevruzin”.  Ceremonitë bektashiane bëhen të gjitha para  publikut, përveç ceremonive të dorëzimeve dhe lutjeve të posaçme, në të cilat marrin pjesë vetëm   antarë spiritual, domethënë myhibët. Ky është një rregull i përgjithshëm  i misticizmës,  e cila i rezervon hollësitë e saj, nga ata që s’ kanë pjekurinë e duhur fetare dhe nuk i quan të aftë për të kuptuar këto hollësi. Këtë e tregon vetë fjala misticizëm.