Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj merr pjesë në inagurimin e shtatores së Mbretëreshës Geraldinë

U inagurua sot, më datë 1 shkurt 2022, në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë, shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë, në 20-vjetorin e rikthimit në atdhe të Familjes Mbretërore dhe të kalimit të saj nga jeta.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Ambasadori i Hungarisë Z. Lóránt Balla,  Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj,  anëtarë të trupit diplomatik dhe përfaqësues të bashkësive fetare etj.

Kjo  vepër arti u financua nga qeveria e Hungarisë dhe këshilli bashkiak i Tiranës, përzgjodhi këtë vend simbolikisht kaq domethënës për ngritjen e bustit.