KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, MORI PJESË NË CEREMONINË E 31-VJETORIT TË PAVARËSISË SË UKRAINËS

24 gushti 2022, shënoi 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Kjo ditë përkoi edhe me gjashtë mujorin, që prej fillimit të sulmit dhe pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Në ceremoninë e rastit, të organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë, mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili pasi uroj Ambasadorin z. Volodymyr Shukrov dhe gjithë qytetarët ukrainas për këtë ditë të shënuar, vuri theksin në riafirmimin e mbështetjes për luftën e Ukrainës, në mbrojtje të integritetin e saj territorial, pavarësisë dhe demokracisë, kundër pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm Rus.

Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAJ