
Ditën e hënë, 7 shtator 2026, Kryegjyshata Botërore Bektashiane hap dyert e Selisë së Shenjtë, për një ngjarje të veçantë jubilare që bashkon historinë, besimin, kulturën dhe vizionin për të ardhmen.
Në një ditë të shënuar për institucionin dhe për trashëgiminë bektashiane, Konferenca Ndërkombëtare Jubilare do të kremtojë tre momente të rëndësishme të rrugëtimit bashkëkohor të Kryegjyshatës Bektashiane:
-35 vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (1991–2026);
-15 vjetori i zgjedhjes së drejtimi Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (2011–2026);
-11 vjet0ri i inaugurimit të Kompleksit Kulturor “Odeon” (2015–2026).
Veprimtaria do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj dhe do të mbledhë në një tryezë të përbashkët përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, komuniteteve fetare, akademisë, kulturës, së bashku me përfaqësues të Gjyshatave dhe teqeve Bektashiane nga Shqipëria dhe diaspora.
Përmes tre sesioneve tematike, konferenca do të sjellë në vëmendje rrugëtimin historik të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, rolin e saj në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore, si dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërfetar, harmonisë dhe bashkëjetesës.
Në qendër të kësaj dite qëndron “Odeon”, Kompleksi Kulturor i Kryegjyshatës, si një simbol i kujtesës, kulturës, dialogut dhe hapjes ndaj botës.
7 SHTATOR 2026
09:00 – 17:30
Kryegjyshata Botërore Bektashiane – Selia e Shenjtë, Tiranë
