Projekte Bamirësie – Fondacioni “ALSAR”

Ndalesa e radhës së projekteve të bamirësisë ishte në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane ku Fondacioni “ALSAR” realizoi projektin e dhurimit të një kontingjenti ndihmash në pako ushqimore në përgjigje të kërkesës së saj për ti ardhur në ndihmë shtresave sociale në nevojë. Ky projekt u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni UKID me qendër në Turqi, i cili krahas kësaj ndihme i dhuroi këtij institucioni edhe një laptop për shërbime administrative të këtij komuniteti.