
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë,
Me rastin e festës së shenjtë të Pashkëve, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të gjithë komunitetit bektashian.
Kjo ditë e shenjtë, që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe triumfin e jetës mbi vështirësitë, është një moment reflektimi dhe besimi për të gjithë njerëzimin. Uroj që fryma e Pashkëve të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familjet tuaja dhe mirëkuptim mes të gjithë besimtarëve.
Le të shërbejë kjo festë si një urë bashkimi, tolerance dhe dashurie ndërmjet nesh, duke forcuar vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë dhe më të ndritur.
Gëzuar Pashkët! Paqe, begati dhe shëndet për ju dhe familjet tuaja!
Me respekt të thellë,
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj

Në pritjen e sotme për Pashkë në Vëllazërinë Ungjillore:





