Kryegjyshata Botërore Bektashiane përcjell urimet më të mira me rastin e përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed (a.s.), një ditë e shenjtë që simbolizon mëshirën, paqen, dashurinë dhe respektin për njeriun. Mesazhi i Tij për drejtësi, mirësi, tolerancë dhe bashkëjetesë, mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për forcimin e dialogut e të harmonisë ndërfetare. Në këtë ditë të bekuar, urojmë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.