VIZITA E PRESIDENTIT TË IARF-IT NË MAQEDONINË E VERIUT, KOSOVË, DHE SHQIPËRI

Tri vende, një rrugëtim drejt dialogut dhe Kongresit 2027

Nga Tetova në Gjakovë dhe më pas në Tiranë: takime me komunitetet fetare, institucione dhe partnerë, në vijim të një bashkëpunimi të ndërtuar ndër vite të IARF dhe Komunitetit Bektashian.

KRYESHENJTËRIA E TIJ, KRYEGJYSHI BOTËROR, HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ ME PRESIDENTIN ROBERT INCE

Në tri vende të rajonit, një javë takimesh solli në të njëjtën tryezë drejtues fetarë, përfaqësues të komuniteteve dhe partnerë institucionalë. Presidenti i International Association for Religious Freedom (IARF), z. Robert Ince, vizitoi Maqedoninë e Veriut , Kosovën dhe Shqipërinë, në një udhëtim të përqendruar te liria e besimit, dialogu ndërfetar dhe bashkëjetesa paqësore. Por vizita nuk kishte vetëm dimensionin e takimeve të radhës. Në horizont ishte edhe Kongresi i IARF-it në Shqipëri në vitin 2027, nën mikpritjen e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Krahas dialogut institucional e ndërfetar, vizita shërbeu edhe për të parë nga afër kushtet organizative dhe logjistike për një aktivitet ndërkombëtar të këtyre përmasave.

KRYEGJYSHATA BOTËRORE NË QENDËR TË ETAPËS 2027
Në Shqipëri, vizita mori një dimension të qartë drejt së ardhmes. Krahas dialogut institucional dhe ndërfetar, në qendër ishin përgatitjet për Kongresin e IARF-it në vitin 2027. Kjo etapë vijon angazhimin e Gjyshatës së Maqedonisë me IARF-in dhe e zgjeron atë drejt Tiranës, ku Kongresi parashikohet të zhvillohet nën mikpritjen e Kryegjyshit Botëror dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, Presidenti Ince dhe delegacioni u pritën nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Kryeshënjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Biseda u përqendrua te liria fetare, dialogu ndërfetar, toleranca dhe roli i komuniteteve fetare në promovimin e paqes dhe mirëkuptimit, por edhe te perspektivat konkrete të bashkëpunimit me IARF-in.
Mikpritja e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, mbart edhe një domethënie simbolike: marrëdhënia me IARF-in, në të cilën ai u përfshi që në vitin 2010 gjatë shërbimit si Baba në Gjyshatën e Maqedonisë, gjen sot një vazhdimësi të re në Tiranë, në cilësinë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

KOSOVË | PLURALIZMI, DIALOGU DHE ÇËSHTJET E REGJISTRIMIT
GJAKOVË, PREKAZ, MITROVICË DHE PRISHTINË
Në Gjakovë. përfaqësuesit u pritën nga Dervish Rauf Radoniqi, në një takim që solli në vëmendje jetën e komunitetit, traditën fetare, marrëdhëniet me komunitetet e tjera, si dhe çështjet që lidhen me procesin e regjistrimit dhe njohjes institucionale. Biseda u zgjerua më tej te kuadri ligjor dhe institucional, liria e besimit dhe përvoja e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të ndryshme, duke i dhënë Presidentit Ince një pamje më të drejtpërdrejtë të realitetit fetar në Kosovë.
Një tjetër ndalesë e vizitës ishte Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku Presidenti i IARF-it u njoh me një prej vendeve më domethënëse të kujtesës historike të Kosovës dhe me ndikimin që e kaluara e afërt ka pasur mbi shoqërinë e vendit. Në Mitrovicë, takimi me kryetarin e komunitetit hebre, z. Hysen Hyseni, i dha vizitës një tjetër dimension ndërfetar. Në qendër të bisedës ishin përvojat e komuniteteve fetare dhe roli i tyre në jetën shoqërore. Prishtina solli takime me përfaqësues të traditave të tjera fetare, mes tyre edhe z. Femi Cakolli, kryetar i komunitetit protestant. Qëndrimi në kryeqytet përfshiu edhe kontakte me gazetarë, përfaqësues të medias dhe besimtarë katolik. Në një intervistë televizive, Presidenti i IARF-it foli për përshtypjet nga vizita, rolin e lirisë fetare dhe perspektivat për forcimin e dialogut e të bashkëpunimit ndërfetar.

MAQEDONIA E VERIUT | TETOVA 2016 DHE VIJIMËSIA E ANGAZHIMIT ME IARF-IN
NGA HARABATI BABA TEQEJA TE URA INSTITUCIONALE DREJT TIRANËS
Në Maqedoninë e Veriut, vizita hyri në një terren me peshë të veçantë për historinë e marrëdhënieve të IARF-it në rajon. Në qendër të kësaj historie janë Gjyshata e Maqedonisë së Veriut, Harabati Baba Teqeja në Tetovë angazhimi institucional i Komunitetit Bektashi, nën drejtimin e Kryetarit Prof Arben Sulejmani, Pikërisht këtu, lidhjet e krijuara ndër vite morën formën e një ure ndërmjet traditës bektashiane lokale, IARF-it dhe rrjeteve ndërkombëtare të dialogut fetar.
Një moment përcaktues ishte viti 2016, kur, mbi bazën e marrëdhënieve të ndërtuara me IARF-in dhe në bashkëpunim me Chapter-in e Evropës, Tetova u zgjodh për zhvillimin e Konferencës Evropiane të IARF-it. Prof. Arben Sulejmani, në cilësinë e Kryetarit të Komunitetit Bektashi në Maqedoni, pati një rol thelbësor në krijimin e kushteve dhe të bashkëpunimeve që e bënë të mundur realizimin e kësaj konference në Tetovë. Gjyshata e Maqedonisë ishte mikpritëse e aktivitetit, ndërsa programi u zhvillua në bashkëpunim dhe me mikpritjen e Universitetit të Tetovës, si dhe në mjediset e Gjyshatës. Konferenca mblodhi përfaqësues nga 26 vende dhe i dha Tetovës, Harabati Baba Teqesë dhe Komunitetit Bektashi një dukshmëri të rëndësishme ndërkombëtarepo aty Kryeshenjtëria e tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj u falemenderua nga Kryetarja e atëhershme Znj. Wytske Dijkstra për rrolin e tij për tolerancën dhe harmoninë fetare.
Përmes këtij organizimi, një marrëdhënie e kultivuar ndër vite u shndërrua në një platformë konkrete evropiane të dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar.
Në këtë vijimësi, Prof. Arben Sulejmani ka qenë një nga bartësit institucionalë të marrëdhënies: nga ndërtimi i lidhjeve me IARF-in dhe realizimi i Konferencës Evropiane në Tetovë, te zgjerimi i bashkëpunimit drejt Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Përgjegjësia e tij si Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë i Kryegjyshatës Botërore e plotëson këtë rol, duke lidhur përvojën e Maqedonisë së Veriut me dimensionin ndërkombëtar të Kryegjyshatës.

NGA TETOVA 2016 DREJT TIRANËS 2027
Prof. Arben Sulejmani përbën një lidhje të rëndësishme institucionale ndërmjet këtyre etapave. Si Kryetar i Komunitetit Bektashi në Maqedoninë e Veriut, ai ka qenë pjesë e ndërtimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve me IARF-in; ndërsa përgjegjësia e tij si Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane kontribuon sot në vijimësinë e këtij bashkëpunimi drejt Tiranës.

SHQIPËRI | KRYEGJYSHATA BOTËRORE SI MIKPRITËSE E KONGRESIT 2027
TIRANA: DIALOGU NDËRFETAR DHE PERSPEKTIVA E KONGRESIT
Në Shqipëri, vizita mori një dimension të qartë drejt së ardhmes. Krahas dialogut institucional dhe ndërfetar, në qendër ishin përgatitjet për Kongresin e IARF-it në vitin 2027. Kjo etapë vijon angazhimin e Gjyshatës së Maqedonisë me IARF-in dhe e zgjeron atë drejt Tiranës, ku Kongresi parashikohet të zhvillohet nën mikpritjen e Kryegjyshit Botëror dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, Presidenti Ince dhe përfaqësuesi u pritën nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Kryeshënjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Biseda u përqendrua te liria fetare, dialogu ndërfetar, toleranca dhe roli i komuniteteve fetare në promovimin e paqes dhe mirëkuptimit, por edhe te perspektivat konkrete të bashkëpunimit me IARF-in.
Një tjetër moment me rëndësi të veçantë ishte takimi me Kryetarin e Komitetit Shtetëror për Kultet dhe përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare tradicionale në Shqipëri: Bektashi, Mysliman, Ortodoks, Katolik dhe Protestant. Nën përkujdesjen dhe mikpritjen e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj shtroi drekë në selinë e shenjt për të nderuar përfaqësuesin Botërorë për liritë fetare, aty së bashku me kryetarin e kulteve gjatë bisedimeve takimi krijoi një platformë të gjerë për diskutimin e përvojës shqiptare të bashkëjetesës fetare, marrëdhënieve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve fetare, si dhe rolit të dialogut ndërfetar në forcimin e mirëkuptimit dhe kohezionit shoqëror. Në qendër të shkëmbimit ishte gjithashtu perspektiva e Kongresit të IARF-it në Shqipëri, duke diskutuar mbi mundësinë e përfshirjes dhe kontributit të komuniteteve fetare shqiptare në një aktivitet ndërkombëtar që do të sillte së bashku përfaqësues të traditave të ndryshme fetare nga vende të ndryshme të botës, si dhe profesionistë dhe akademikë të fushave sociale dhe filozofike.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e komuniteteve fetare i përcollën Presidentit Ince vlerësimet e larta që Kryegjyshi Botëror, Kryeshënjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj gëzon ndërkombëtarisht. Ata theksuan se gjatë takimeve jashtë Shqipërisë ndeshen shpesh me personalitete që shprehin respekt të veçantë për figurën dhe veprimtarinë e tij, duke përcjellë edhe përshëndetjet e tyre për Shqipërinë. Kryeshënjtëria e Tij është gjithashtu Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, një përgjegjësi që pasqyron angazhimin e tij për dialogun dhe harmoninë ndërfetare.

KRYEGJYSHI BOTËROR DHE KRYEGJYSHATA
Mikpritja e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, mbart edhe një domethënie simbolike: marrëdhënia me IARF-in, në të cilën ai u përfshi që në vitin 2010 gjatë shërbimit si Baba në Gjyshatën e Maqedonisë, gjen sot një vazhdimësi të re në Tiranë, në cilësinë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.
Përmes këtyre prezantimeve, Presidenti Ince pati mundësinë të krijonte një panoramë të plotë mbi organizimin, trashëgiminë dhe veprimtarinë bashkëkohore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe mbi rolin e rëndësishëm të Kryegjyshit Botëror.
Presidenti Ince shprehu mirënjohje të veçantë për mikpritjen dhe udhëtimin e zhvilluar së bashku me Prof. Arben Sulejmanin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ai u impresionua nga marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri dhe, në veçanti, nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane: organizimi, logjistika, funksionimi i strukturave dhe udhëheqja e Kryegjyshit Botëror. Presidenti u shpreh i gëzuar që njohu nga afër një model të tillë, të cilin prej kohësh kishte dëshiruar ta shihte.
Në këtë kuptim, Kongresi i IARF-it në Shqipëri do të krijonte jo vetëm një platformë ndërkombëtare për dialog, por edhe një mundësi për të prezantuar më gjerësisht përvojën shqiptare të bashkëjetesës ndërfetare para rreth 80 përfaqësuesve nga 25 vende, të cilët do të mund ta njihnin nga afër dhe ta përcillnin më tej këtë shembull tolerance fetare.

Në këtë kontekst, mikpritja e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, merr një domethënie të veçantë: ai që në vitin 2010 ishte Baba në Gjyshatën e Maqedonisë dhe ishte pjesë e hapjes së parë drejt IARF-it, sot e mirëpret këtë marrëdhënie në Tiranë si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve.
Presidenti i IARF-it u njoh më tej me strukturën dhe veprimtarinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Z. Nuri Çuni, Sekretar i Përgjithshëm, prezantoi organizimin dhe funksionimin institucional e administrativ të Kryegjyshatës.
Znj. Shejdiana Jano prezantoi veprimtarinë e Protokollit dhe marrëdhëniet institucionale.
Z. Kujtim Boriqi prezantoi median e shkruar, veprimtarinë editoriale dhe botimet.
Z. Kristian Muço shoqëroi Presidentin Ince gjatë vizitës në muze, duke prezantuar trashëgiminë historike dhe shpirtërore të ekspozuar në të.
Z. Belul Ameti prezantoi çështjet që lidhen me pronat e Komunitetit Bektashi dhe dimensionin e tyre historik.
Z. Endrit Xibri erdhi enkas, me kërkesë të Presidentit, për të dhënë detaje lidhur me sektorin audio dhe dokumentimin audioviziv.
Përmes këtyre prezantimeve, Presidenti Ince pati mundësinë të krijonte një panoramë të plotë mbi organizimin, trashëgiminë dhe veprimtarinë bashkëkohore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe mbi rolin e rëndësishëm të Kryegjyshit Botëror.
Një tjetër moment me rëndësi të veçantë ishte takimi me Kryetarin e Komitetit Shtetëror për Kultet dhe përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare tradicionale në Shqipëri: Bektashi, Mysliman, Ortodoks, Katolik dhe Protestant.

VENDËT E VIZITUARA | DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR
Vizita nuk mbeti vetëm brenda dimensionit institucional. Durrësi, Kruja, Lezha dhe Shkodra i shtuan udhëtimit një shtresë kulturore e historike, duke e njohur Presidentin Ince me disa prej vendeve më përfaqësuese të trashëgimisë shqiptare. Në Krujë, delegacioni u njoh me qytetin historik, kalanë dhe trashëgiminë e lidhur me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në Lezhë u vizitua Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa në Shkodër delegacioni vizitoi Kalanë e Rozafës dhe qytetin e vjetër, duke u njohur nga afër me karakterin historik, kulturor dhe shumëfetar të qytetit dhe me traditën shkodrane. Këto vizita krijuan mundësinë për të shqyrtuar edhe mënyrën se si historia dhe kultura shqiptare mund të bëhen pjesë e një programi kulturor shoqërues për delegatët ndërkombëtarë të Kongresit, duke ndërthurur programin zyrtar të IARF-it me njohjen e trashëgimisë dhe traditave të vendit pritës.

TETOVË – TIRANË | NJË VIJIMËSI INSTITUCIONALE
Nga Kosova në Maqedoninë e Veriut e më pas në Shqipëri, vizita shënoi një etapë të re të angazhimit rajonal të IARF-it. Takimet sollën në të njëjtën vijë njohjen e realiteteve fetare lokale, forcimin e marrëdhënieve të krijuara ndër vite dhe përgatitjen e hapit të ardhshëm: Kongresin e vitit 2027. Në këtë proces, Gjyshata e Maqedonisë së Veriut ruan një rol të veçantë si bartëse e marrëdhënies së ndërtuar me IARF-in dhe si pikënisje e përvojës së konsoliduar në Tetovë. Etapa e Shqipërisë e zgjeron këtë rrugëtim drejt Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, e cila, nën drejtimin dhe mikpritjen e Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përgatitet të mirëpresë Kongresin e IARF-it në vitin 2027. Kështu, një rrugëtim i nisur me hapjen ndërkombëtare të vitit 2010, i konsoliduar në Tetovë me Konferencën Evropiane të vitit 2016, po hyn në një etapë të re në Tiranë. Kongresi 2027 pritet të bashkojë përvojën dhe rrjetin e krijuar nga Gjyshata e Maqedonisë me mikpritjen dhe dimensionin botëror të Kryegjyshatës Bektashiane, duke e vendosur dialogun ndërfetar, lirinë e besimit dhe traditën shqiptare të bashkëjetesës në një skenë më të gjerë ndërkombëtare.

Artikulli i plotë në pdf – klikoni tek foto më poshtë: ⇓