KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE BABA, EDMOND BRAHIMAJ, TAKIM ME STUDENTËT E “UNIVERSITETI BARLETI”

Paraditen e së martës, 14 prill 2026, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, zhvilloi një bisedë me studentët e Universitetit “Barleti”, ku u prit nga Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes e Drejtësisë dhe Prof. Erion Kristo me stafin e tij.
Objekti i këtij takimi që u bë sallën e leksioneve, me prezencën e prof. Erion Kristo e pedagogë të këtij universiteti, ishte njohja e auditorit me historinë e bektashizmit dhe rolin që ai ka luajtur në tetë dekada të ekzistencës së tij.
Kryegjyshi Bektashian, Dede Edmond Brahimaj dha një vështrimi të përgjithshëm të bektashizmit, ku vuri theksin në historinë e këtij tarikati të mrekullueshëm, shtrirjen gjeografike në gjithë botën, doktrina dhe parimet e tij brenda fesë Islame. Ai shpjegoi në detaje dhe katër portat e këtij besimi, Sheriat, Tarikat, Marifet dhe Hakikat. Gjithashtu, Kryegjyshi, foli për marrëdhëniet në shoqëri dhe harmonia fetare midis besimeve të ndryshme, karakteristikat e këtij tarikati dhe roli i rëndësishëm i bektashizmit për çështjen kombëtare, në Shqipëri dhe më gjerë. Me shumë interes Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj iu përgjigj pyetjeve të ndryshme nga studentët, gjë e cila krijoi një ambient të ngrohtë dhe njohës për bektashizmin. Biseda dhe përgjigjet e pyetjeve u shoqëruan me duartrokitje dhe mirënjohje për Dede Edmond Brahimaj.
Me këtë rast Kryegjyshi i dhuroi universitetit një sasi librash, 40 tituj të ndryshëm si: “Misticizma Islame dhe Bektashizma”, “Fletore e Bektashinjve”, “Shtrirja Gjeografike e Bekashizmit në Shqipëri”, “Naim Frashëri Apostull dhe Bilbi i Shqiptarizmës”, “Bektashinjtë Shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore”, “Baba Ali Tomori-Vepra” etj.
Universiteti “Barleti” është themeluar në vitin 2005 si një universitet modern, sipërmarrës dhe i orientuar drejt së ardhmes. Ai është i fokusuar në fushat më të kërkuara nga tregu dhe shoqëria, si shkenca mjekësore, biznesi, ekonomia, financa, drejtësia, teknologjia e informacionit, mësuesinë sportive, dizajn, industri kreative, shkenca sociale, arkitekturë, urbanistike dhe fusha të tjera.

Përgatiti: Nuri ÇUNI
Fotot: Nuri ÇUMANI